Negociatat për anëtarësim, Varhelyi nuk përjashton ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut

Mb Varhelyi frame 0 1100x620

Komisioneri për zgjerimin Oliver Varhelyi, nuk përjashton mundësinë që Shqipëria të ndahet nga Maqedonia e Veriut në negociatat për anëtarësim, nëse Shkupi nuk zgjidh mosmarrëveshjet me Bullgarinë.

“Nëse nuk ka marrëveshje në lidhje me Maqedoninë e Veriut, mund të vijë ai moment, kur do të duhet ta shqyrtojmë këtë opsion. Shpresoj që kjo të mos ndodhë”, tha Varheli gjate vizitës në Shkup.

Sipas komisionerit, Shqipëria i ka përmbushur kushtet dhe bisedimet kanë mbetur peng i mosmarrëveshjes se Maqedonisë së Veriut me Bullgarinë.

Në nëntor të vitit 2020, Bullgaria ka bllokuar nisjen e bisedimeve të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut me BE-në, duke i kushtëzuar me arritjen e marrëveshjes në lidhje me kërkesat e saj për identitetin dhe gjuhën maqedonase.