Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Ngjarje e rëndë në Brazil, i armatosuri me hanxhar bën masakër në çerdhe

Nga A2 CNN
5 Maj 2021, 08:01 | Bota
Ngjarje e rëndë në Brazil, i armatosuri me hanxhar bën

5 persona humbën jetën në Brazil pasi një adoleshent hyri me hanxhar në një çerdhe në jug të vendit dhe filloi të sulmonte këdo që i dilte përpara.

Viktimat janë tre fëmijë  të mitur dhe dy anëtarë të stafit të çerdhes. Agresori më pas ktheu armën mbi vete dhe tashmë ndodhet në gjendje kritike për jetën në spital.

Nuk është e qartë se çfarë fshihet pas sulmit në qytetin e vogël Saudades, në shtetin Santa Catarina, ndërkohë që policia vijon hetimet.

Disa dhjetëra fëmijë ishin në ndërtesë në momentin e ngjarjes së rëndë dhe stafi u përpoq t'i fshihte ata. Një fëmijë i katërt thuhet se ka pësuar dëmtime të lehta.

Policia ushtarake thotë se morën disa thirrje nga fqinjët të cilët raportuan se një burrë i armatosur me hanxhar kishte hyrë në çerdhe dhe po sulmonte stafin dhe fëmijët.

Policia thotë se burri në fillim sulmoi një mësuese e cila ishte në hyrje të çerdheve. Ai thuhet se e ndoqi atë në një nga klasat, ku sulmoi dhe fëmijët.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani