Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Ngjarje e rëndë në ndeshjen e Kategorisë së Dytë, futbollisti gjakos arbitrin

Nga A2 CNN
5 Maj 2021, 20:38 | Futboll
Ngjarje e rëndë në ndeshjen e Kategorisë së Dytë,

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në ndeshjen e Kategorisë së Dytë, Sopoti-Mirdita. Një futbollist i ekipit mik ka goditur arbitrin e ndeshjes, duke e lënë të gjakosur. Ndeshja u ndërpre pas disa minutash.

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) dënoi incidentin e ndodhur në përballjen për javën e 23-të të Kategorisë së Dytë, Grupi A, që luhej në stadiumin e Cërrikut.

“Organet e drejtësisë sportive do të mblidhen me urgjencë për këtë ngjarje kaq të rëndë, e cila njollos gjithë futbollin. I bëjmë thirrje drejtuesve të klubeve dhe lojtarëve të respektojnë rregullat “fair play”, të shmangin dhe të parandalojnë akte të tilla të dhunshme, që nuk duhet kurrsesi të kenë vend në futboll”, lexohet në komunikatën e FSHF-së.

A2 CNN Livestream

Dita jonë