Parashikimi i motit: 5 maj 2021

Parashikimi i motit 1100x620

Kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta do të shoqërojnë gjithë ditën e mërkurë. Reshje shiu të përkohshme do të ketë herë pas here thuajse në të gjithë vendin ku më të rrezikuara janë zonat veriore dhe qendrore, ndërsa në jug reshjet lokalizohen në zona të kufizuara.

Temperaturat rriten lehtë në të dyja vlerat ditore duke variuar nga 8 vlera më e ulët në zonat malore, deri mbi 25 gradë në zonat jugperëndimore.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare deri në mesditë, kur era forcohet lehtë në tokë, por bëhet e fortë në bregdetin jugor ku dallgëzimi ngjitet mbi 4 ballë, ndërsa drejtimi i erës gjatë gjithë ditës do të jetë jugor.