Peleshi: Objektivi ynë në Korçë ishte që LSI të mos merrte asnjë deputet

Me 11 479 vota në Qarkun e Korçës, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, është një nga kandidatët socialistë më të votuar në zgjedhjet e 25 prillit. Mëngjesin e së shtunës, ai ishte i ftuar në “Dita jonë” në A2, ku foli për “Defender 21”, por u pyet edhe për 25 prillin.

Peleshi u shpreh se qëllimi i PS-së, të paktën në Qarkun e Korçës, ka qenë që të minimizojë votat për LSI-në.

“Qëllimi kryesor ishte vota për PS-në, nga buron edhe numri i deputetëve. Ne arritëm objektivin tonë bazë prej 6 deputetësh. Të mos e fshehim që objektivi im ishte që ne të mos kishim deputetë nga LSI-ja. Sot jemi 6-5. Ne festuam edhe për këtë. Në qarkun tonë kjo ishte një strategji, për të kthyer në shtëpi të gjithë ata socialistë të mërzitur. LSI-ja në Korçë është tkurrur me rreth 11 mijë vota, të cilat janë ndarë. Ne nuk kemi qëllim që LSI-ja të zhduket, por të rrisim votat e PS-së, të parandalojmë rrjedhjen e votuesve tanë. Nuk ishte qëllimi ynë që të eliminonim LSI-në”, u shpreh Peleshi.

Peleshi u shpreh se ky mandat do të jetë për zhvillimin ekonomik të vendit. “Votat më bëjnë që të vijojë punën me shumë dashuri. Korça është sot qyteti më i bukur në Shqipëri. Ky mandat do të jetë mandati i zhvillimit ekonomik”, tha Peleshi në “Dita jonë”.

  • LAJMI I FUNDIT | Ministria e Shëndetësisë: 1 viktimë në 24 orët e fundit, 39 raste
  • LAJMI I FUNDIT | MSH: 71 pacientë në spitale, 7 në terapi intensive, asnjë në intubim
  • LAJMI I FUNDIT | Ministria e Shëndetësisë: 1 viktimë në 24 orët e fundit, 39 raste