Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Rama udhëton drejt Italisë, merr pjesë në konferencën mbi Europën

Nga A2 CNN
5 Maj 2021, 23:04 | Politikë
Rama udhëton drejt Italisë, merr pjesë në konferencën

Kryeministri Edi Rama është nisur drejt Italisë pasditen e sotme. Kreu i qeverisë do të marrë pjesë në konferencën e 10 të "The State of the Union" me temë "Europa në një botë që ndryshon".

E organizuar nga Instituti Europian i Firences, kjo konferencë do të diskutojë mbi rolin e Europës në zhvillimin botëror.

Në takim do të jenë të pranishëm edhe Luigi di Maio e Presidentja e KE, Ursula Von der Layen.

Kryeministri Rama do të jetë një nga folësit e konferencës, rreth orës 15:00, ditën e enjte.

A2 CNN Livestream

Dita jonë