Rritja e pagës minimale, Denaj: Kërkojmë një ekonomi më produktive

5 MAJ A2 BUSINESS PJ 2 CLEAN frame 36705 1100x620

Ndërhyrja në pagën minimale bëhet me qëllim rritjen e produktivitetit në ekonomi. Kështu u shpreh ministrja Anila Denaj në studion  e A2 Business. Sipas saj paga minimale prej 26-30 mijë lekësh nuk justifikon askënd për të pasur një treg të konsoliduar pune.

Ne kërkojmë një ekonomi më produktive ku vlera e punës të mos jetë e 26 mijë lekëshit.  Është një kosto shumë e ulët e punës cilësore. Me 26 mijë lekë e 30 mijë lekë nuk justifikon as për një 30-vjeçar e familjar që të jetë treg i konsoliduar i punës”.

Por për sekretarin e Përgjithshëm të Shoqatës së Prodhuesve Arben Shkodra, kjo ëhstë një ksoto e shtuar për biznesin  për të cilën kërkon bashkëpunim me qeverinë.

“Ne nuk jemi kundër që paga të rritet. Ne kemi një kosto të shtuar dhe kërkojmë një konsultim, bashkëpunim me qeverinë dhe në rastin më minimal të na quhet zbritje. Ne e dimë që modeli i shkollave profesionale është i dështuar”.

Në të njëtën linjë edhe ekspertja e ekonomisë Zana Guxholli u hsoreh se rritja e pagës pa rritur produktivitetin dëmton biznesin.

“Nuk ka eksperienca që më parë rritet paga dhe pastaj produktivitetit. Në përgjithësi rritet produktiviteti dhe shoqërohet me rritje jo të njëjtë të pagës. Rrit koston e të bërit biznes dhe del i rraskapitur”.

Nga ana e saj Denaj theksoi se gjatë mandatit të këtij 4-vjeçari paga minimale do të shkojë në 40 mijë lekë dhe premtoi mbështetje për biznesin sa i takon digjitalizimit, trajnimit dhe marketingut.

Eksperti Selami Xhepa u shpreh se shqetësimi ynë ekonomik është ndarja mes kapitalit e të ardhurave. Ai tha se biznesi duhet të nxitet që pjesëmarrja në fonde publike të klasifikohet bazuar në kritere cilësore dhe jo sasiore.

“Ndiqet në vendet e zhvilluara dhe është praktikë normale sa i takon mënyrës sesi vendoset është një çështje që shkon përtej vullnetit politik të një force politike që mbetet me produktivitetin. Shqetësimi ynë ekonomik është ndarja mes kapitalit e të ardhurave, ne duhet të nxisim biznesin që pjesëmarrja në fonde publike mund të klasifikohet bazuar në kritere cilësore dhe jo sasiore”.

Denaj nënvizoi se synimi kryesor është formalizimi i informalëve dhe deklarimi real i pagës.

“Ne duam që të gjithë informalët të formalizohen në deklarimin e pagës, paga të jetë reale dhe përtej rritjes që ka ndodhur çdo vit. Ne duhet të punojmë për rritjen ekonomike, rritjen e pagës mesatare. Investimet e huaja do të dyfishohen dhe trefishohen”.