Sezoni turistik, Rama: Asnjë kusht apo pengesë për këdo që vjen në Shqipëri

5 MAJ 2021 RAMA VARHELYI frame 22281 1100x620

Kryeministri Edi Rama përsëriti edhe njëherë se nuk do të ketë asnjë pengesë apo kusht për të gjithë turistët që duan të vijnë në Shqipëri për të kaluar pushimet e qeverisë.

Kreu i qeverisë tha gjatë konferencës me komisionerin Varhelyi se procesi i vaksinimit po vijon me shpejtësi për të kapur objektivin e radhës, atë të 1 milion personave të vaksinuar.

“Shqipëria nuk do vendosë kushte apo pengesa për ata që duan të vijnë për një sezon turistik që duhet të jetë shumë më i lehtë nga i shkuari. Me shumë kënaqësi po ndjek të gjithë procesin e prenotimeve dhe të kërkesave që rriten nga vendet e tjera për të ardhur në Shqipëri për pushime. Ne jemi sot në një pozicion të admirueshëm nga pikëpamja epidemiologjike. Do të vijojmë vaksiniminin. Tani objektivi është 1 milion të vaksinuar dhe puna po vijon intensivisht që Shqipëria të buzëqeshë. Duam që kapaciteti i Shqipërisë me turizimin të përdoret sa më shumë këtë vit”, tha kryeministri.