Superjahti i diktatorit Gaddafi do të risillet në jetë si “Vikingu prej hidrogjeni”

Superjahti që dikur ishte në pronësi të diktatorit libian Muammar Gaddafi, do të “risillet në jetë” si një mjet lundrues i dashur me ambientin. Dizenjatori britanik, Rory Coase do të drejtojë operacionin për transformimin e jahtit të quajtur “Che Guevara”, me objektivin për ta bërë atë të parin jaht luksoz të shpejtësisë së lartë, që lëshon 0 gazra të dëmshëm.

Ambicia e tij është që të instalojë te mjeti lundrues një motor me hidrogjen, prej nga do t’i vendoset edhe emri i ri: “Vikingu prej hidrogjeni”, për faktin se do të ndërtohet nga kompania norvegjeze “Green Yacht”.

Varka është përdorur kryesisht nga djali futbollist i Gaddafi-it, Al-Saadi, si një “vend festash”. Ajo nuk lundron më që prej vitit 2012, një vit pas vdekjes së diktatorit, pasi u përplas me shkëmbinjtë në Maltë. “Në kuvertën e anijes kishte një jakuzi dhe kur u përplas, jakuzi u shkëput nga vendi duke thyer xhamat. Kjo bëri që uji të vërshonte brenda dhe jahti të mbytej”, tha Coase për “The Times”.

“Por aty kanë mbetur disa gjëra origjinale, si tualeti i Gaddafi-t, kështu që shpresojmë ta sheshim online dhe të nxjerrim disa para për të financuar projektin”.