Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

U vra në atentatin ndaj prokurorit Ndoja, familja e shoferit kërkon dëmshpërblim

Nga A2 CNN
5 Maj 2021, 11:43 | Kronikë
U vra në atentatin ndaj prokurorit Ndoja, familja e shoferit kërkon

Familja e Andi Malokut, shoferit të prokurorit Arjan Ndoja, i cili mbeti i vrarë nga një atentat më 1 nëntor të vitit 2019, kanë paditur Redjan Rrajën dhe Arjol Halilajn, dy të akuzuarit për ngjarjen.

Familja Maloku kërkon dëmshpërblim për humbjen e jetës së djalit Andi Maloku, i cili drejtonte mjetin e prokurorit në momentin e atentatit.

Shuma e dëmshpërblimit do të caktohet gjatë gjykimit. Seanca e sotme në ngarkim të Rrajës dhe Halilajt u shty për shkak të mungesës së një prej të pandehurve dhe prokurorit Ndoja, i cili është palë e dëmtuar në proces.

Në atentatin e nëntorit 2019 pranë mbikalimit të Shkozetit u plagos prokurori Ndoja dhe Aleksandër Laho (Rrumi i Shijakut), si edhe shoferi Andi Maloku, i cili ndërroi jetë disa ditë më vonë në spital.

https://a2news.com/2021/03/17/atentati-ndaj-prokurorit-ndoja-shkon-per-gjykim-dosja-ndaj-redian-rrajes-dhe-ariol-halilajt/
https://a2news.com/2021/02/10/shtyhet-seanca-per-redjan-rrajen/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu