Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Vuçiç paralajmëron Kosovën: Padia ndaj Serbisë për gjenocid bëhet vetëm nga Shqipëria

Nga A2 CNN
5 Maj 2021, 16:10 | Ballkani
Vuçiç paralajmëron Kosovën: Padia ndaj Serbisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, komentoi me tone të ashpra një padi të mundshme për gjenocid nga Kosova. “A mund ta kërcënoni Serbinë me procese gjyqësore për gjenocid? Ju mund ta bëni atë vetëm përmes një shteti tjetër, domethënë përmes Shqipërisë - kjo do të thotë bashkim me Shqipërinë”, u shpreh ai, duke u kërkuar shqiptarëve të Kosovës që të mos e bëjnë atë.

Presidenti serb komentoi edhe idenë e ndryshimit të kufijve në Ballkan. Presidenti serb akuzoi ndërkombëtarët duke thënë se gënjejnë kur kundërshtojnë atë ide, pasi sipas tij, ata mbështesin ndryshimin e kufijve të Serbisë. “Për Europën, Serbia është e suksesshme, vetëm pa Kosovën”, nënvizoi ai. Ndër të tjera, Vuçiç tha se Serbia mund të arrijë lehtë një marrëveshje me vendet e rajonit, teksa akuzoi aktorët e huaj duke thënë se e pengojnë një gjë të tillë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani