Will Smith gati për t’u transformuar…

Will Smith do të nisë disa seri me titull “Best Shape of My Life”, ku do të dokumentojë “rindërtimin e trupit të tij në formën më të mirë që ka patur ndonjëherë dhe kthimin e forcës së tij mendore dhe fizike”.

Shndërrimi i aktorit do të shfaqen në YouTube në një serial me gjashtë episode, që do të jetë një prodhim i Smith’s Westbrook Media.

“Ky është trupi me të cilin arrita të kaloj pandeminë dhe ditë të tjera të vështira. E dua shumë, por dua të ndihem më mirë”, shkroi ai në Instagram.

“Kjo është historia argëtuese, qesharake, frymëzuese, tepër aventureske dhe thellësisht argëtuese e Smith që sfidon veten për të përmirësuar çdo aspekt të tij”, shkruhet në përshkrim.

Pasi Will postoi lajmin, njerëzit e bombarduan me disa ide intensive stërvitjesh, për të cilat ai tha “më shkritë së qeshuri me këto stërvitje”.