Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

A ka bazë juridike nisma për shkarkimin e Presidentit? Krasniqi shpjegon në “Absolut 4” se çfarë do të ndodhë

Nga A2 CNN
6 Maj 2021, 22:46 | Politikë
A ka bazë juridike nisma për shkarkimin e Presidentit? Krasniqi

Politologu Afrim Krasniqi u shpreh në “Absolut 4” se nisma e ndërmarrë nga mazhoranca për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta është vetëm “lojë politike”.

“Kushtetuta ka një pikë ku thotë që Presidenti shkarkohet për një krim të rëndë dhe Partia Socialiste nuk ka ofruar asnjë provë për një krim të rëndë. Nisma e parë për shkarkim ka pasur një akt konkret: zhdekretimin e zgjedhjeve. Kësaj radhe është vetëm një nismë politike. Edhe sikur Parlamenti ta votojë 100% për shkarkimin e Presidentit, ai do të vazhdojë detyrën, Gjykata Kushtetuese do ta marrë çështjen në shqyrtim dhe do të dojë 6-8 muaj për të marrë një vendim. Duhen 5 vota në Gjykatën Kushtetuese dhe aty nuk janë 5 vota. Edhe sikur t’i sjellë mazhoranca anëtarët e rinj, vendimi do të merret vitin tjetër, kur ka mbaruar mandati i Presidentit. Është vetëm një lojë politike, për të mbushur boshllëkun dhe për të krijuar një agjendë paralele me debatin që ka krijuar opozita për blerjen e votës”, shpjegoi Krasniqi.

“Ligji thotë që Presidentit duhet t’i jepet kohë mjaftueshëm për t’u përgatitur, por Komisioni i Ligjeve i tha që nesër në 10:00 të ishte i pranishëm. Me këtë procedurë, automatikisht Presidenti ka fituar çështjen në Gjykatën Kushtetuese sepse nuk i është dhënë mundësia për t’u mbrojtur”, shtoi Krasniqi.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani