Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Bora Muzhaqi, zëvendësministrja e re e Arsimit, Kushi: Me pasionin e saj do të avancojë me projekte të frytshme

Nga A2 CNN
6 Maj 2021, 14:54 | Aktualitet
Bora Muzhaqi, zëvendësministrja e re e Arsimit, Kushi: Me pasionin e

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi, ka mirëpritur zëvendësministren e re Bora Muzhaqi, gjatë një takimi të organizuar me përfaqësues të drejtorive të ndryshme në këtë ministri.

Gjatë këtij takimi, ministrja Kushi ka falënderuar Aspasjana Kongo, për angazhimin e saj të deritanishëm në MASR, si dhe për kontributin në projekte dhe iniciativa konkrete.

Ajo gjithashtu i ka uruar mirëseardhjen dhe shumë sukses zëvendësministres së re, Muzhaqi, e cila do të ndjekë nga afër çështjet në fushën Rinisë.

"Kam besim që me energjinë dhe pasionin e saj për të punuar në favor të të rinjve do të avancojmë akoma më shumë me programe e projekte të frytshme së bashku", nënvizon ministrja Kushi në statusin e saj në Facebook.

A2 CNN Livestream

Dita jonë