Goditi arbitrin dhe tentoi të arratiset, Komisioni i Disiplinës dënon përjetë lojtarin

Komision9i 1100x620

Komisioni i Disiplinës ka përjashtuar përgjithmonë nga çdo aktivitet futbollistik futbollistin Armando Marku, i ekipit të Mirditës, qëlluan në Kategorinë e Dytë.

Futbollisti, që luante me emër të një futbollisti tjetër për shkak të një pezullimi të mëparshëm me 12 muaj nga FSHF, ishte protagonist i një sulmi ndaj arbitrit të ndeshjes Sopoti –Mirdita që luhej në Cërrik.

Marku kishte goditur me grusht arbitrin, dhe më pas kishte tentuar të largohej nga stadiumi i kërkuar nga forcat e rendit, për t’ u dorëzuar më vonë në një komisariat. Ndërkohë Komisioni dënoi edhe Miditën për aktivizimin e lojtarit që nuk kishte të drejtë të luante me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 0-3 dhe  zbritjen 6 pikë nga klasifikimi