Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Parlamenti i 25 prillit, Kalemaj: Kemi humbur përfaqësimin, jemi kthyer në republikë ekzekutive

Nga A2 CNN
6 Maj 2021, 21:54 | Politikë
Parlamenti i 25 prillit, Kalemaj: Kemi humbur përfaqësimin, jemi

“Ka rënë përfaqësia parlamentare, ka rënë forca e parlamentit si organ legjislativ që me ndryshimet e Kodit zgjedhor që dobësuan lidhjen e deputetit me territorin”. Kështu u shpreh në Absolut 4 analisti Ilir Kalemaj, sipas të cilit nuk ka debat dhe transparencë për çështjet me jetike të shoqërisë.

“Nuk pritet që të gjithë të jenë intelektualë e profesorë por nuk mund të merret parasysh fakti që mbi 70% e parlamentit nuk kanë lidhje me ligjbërjen nuk kuptojnë se për çfarë diskutohet as nuk lexojnë atë që kanë para syve. Dhe nuk ka debat me atë që janë çështjet jetike të shoqërisë, nuk funksion as transparenca, financimi i partive politike, nuk ka llogaridhënie të rekordeve të tyre në fund të mandati apo mbi bazën e çfarë performance vlerësohen këta”.

Teksa vlerëson parlamentin e parë si më të mirin që ka patur vendi ynë, Kalemaj thekson se “ne jemi kthyer në republikë ekzekutive dhe kemi qeverisur me dekret.

“Parlamenti i parë ka patur disa figura i intelektuale të PD, që dominonin ndjeshëm debatin përkundër kooperativistëve. Ne e kemi humbur përfaqësimin. Nuk kemi lidhje me shtresat e zonat intelektuale dhe jemi kthyer në republikë ekzekutive, ka dominuar në mënyrë të paprecedentë, ne kemi qeverisur me dekret”.  

A2 CNN Livestream

Dita jonë