Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Prokuroria ka përgjuar më pak në vitin 2020, juristët japin arsyet

Nga A2 CNN
6 Maj 2021, 09:57 | Kronikë
Prokuroria ka përgjuar më pak në vitin 2020, juristët japin

Mbajtja në përgjim e personave të dyshuar për veprimtari kriminale ka çuar në pranga 709 persona gjatë vitit 2020, thuhet në raportin vjetor të Prokurorisë së Përgjithshme për gjendjen e kriminalitetit në vend.

Por, sipas të dhënave, nga 5062 persona të përgjuar në vitin 2019, në vitin 2020 janë përgjuar vetëm 3535. Ulje të ndjeshme ka pësuar edhe numri i vendimeve gjyqësore për lejimin e përgjimeve. Për juristët, situata e ka një shpjegim.

Megjithatë, a kanë efektshmërinë e duhur përgjimet në hetimet penale? Sipas raportit të Prokurorisë së Përgjithshme, gjatë vitit të kaluar janë prodhuar më shumë se 14 mijë procesverbale transkiptimi të përgjimeve në plot 3600 CD dhe DVD.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli