Shfuqizohet neni, s’ka më leje te policia për protesta e manifestime

PROTESTAAAA 1100x620

Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar një pjesë të nenit të Kodit Penal, që detyronte organizatorët e protestave të merrnin leje te Policia e Shtetit apo pushteti lokal për tubimet.

Përmes një vendimi të së martës, Kushtetuesja pranoi kërkesën e ngritur nga Apeli i Shkodrës duke shfuqizuar shprehjen “pa marrë më parë lejen nga organi kompetent, sipas dispozitave të veçanta”, nga paragrafi i parë i nenit 262 të Kodit Penal.

 Para vleresimit si antikushtetues të kësaj fraze, neni në fjalë të ngarkonte me përgjegjësinë e kundërvajtjes penale dhe dënim me gjobë ose burg deri në një vit në rast të organizimit të protestave pa marrë leje. Në të njëjtin vendim, Kushtetuesja detyron Kuvendin të plotësojë normën ligjore deri në hyrjen në fuqi të tij.