Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Super League, Juve, Real, Milan e Barcelona, rrezikojnë dy vjet përjashtim

Nga A2 CNN
6 Maj 2021, 13:18 | Futboll
Super League, Juve, Real, Milan e Barcelona, rrezikojnë dy vjet

Fakti që ende nuk e kanë braktisur projektin e Super League rrezikon t’i kushtojë shtrenjtë katër klubeve të mëdha europiane.

Juventus, Real Madrid, Milan e Barcelona mund të përjashtohen për dy vjet nga Champions dhe Europa League. Lajmi është publikuar nga ESPN, sipas të cilës UEFA është gati të marrë masa të ashpra disiplinore ndaj katër klubeve rebele, ashtu si kishte kërcënuar edhe presidenti Aleksander Ceferin.

“Kushdo që mbetet i përfshirë te Super League, nuk do të mund të luajë në turnetë e UEFA-s në të ardhmen”, ishin fjalët e tij.

Gjatë dhjetë ditëve të fundit, UEFA ka negociuar me klubet që e braktisën projektin rreth dënimeve më të vogla, me synimin që të marrin një garanci formale se ato nuk do t’i bashkohen sërish planit për një turne paralel.

Sipas raportimeve, konfederata europiane e futbollit ka arritur marrëveshjen me Arsenal, Atletico Madrid, Chelsea, Liverpool, Manchester City, Manchester United dhe Tottenham, ndërsa është pranë edhe akordi me Interin.

Në situatën aktuale, katër skuadrat që janë ende pjesë e Super League, pretendojnë se janë në pozita të forta, bazuar në dokumentet origjinale të depozituara pranë FIFA-s dhe UEFA-s. Real, Juventus, Barcelona dhe Milan pretendojnë se Super League i ka kërkuar leje dy organeve më të larta të futbollit, që të njihnin projektin dhe jo që turneu të organizohej në mënyrë të pavarur.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani