Vdes “ylli” i kokainës, jeta e tij frymëzoi një film me Johnny Depp

Ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij në Boston narkotrafikanti më i njohur në SHBA, George Jung.

78-vjeçari doli nga burgu në qershor 2014, pasi kaloi rreth 20 vite pas hekurave, i dënuar për sasitë e mëdha të kokainës së Pablo Escobar që dërgoi në Shtetet e Bashkuara. Ai u bë një shumë i njohur pasi historia e tij u kthye në një film, roli kryesor i të cilit u luajt nga Johnny Depp.

I njohur me nofkat Boston George dhe El Americano, Jung ishte kreu përgjegjës i kartelit të Escobar për të trafikuar pluhurin e bardhë nga Kolumbia në SHBA në vitet 1980.

Ai arriti të mblidhte më shumë se 100 milionë dollarë nga ky trafik i paligjshëm, ndërkohë që fuqizoi shumë dhe kartelin nga Kolumbia.

Në një intervistë për PBS në vitin 2000, Jung shprehej “Besoj se nuk kisha ndonjë ndryshim nga yjet e rokut apo të filmave. Unë isha ylli i kokainës. Në një kohë që paratë shtoheshin, rritej dhe pushteti”.