Aksidenti në Lezhë, ndërron jetë në Spitalin e Traumës infermierja

Untitled collage 2021 05 07T120612.275 1100x620 1 1100x620

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë njëra nga të plagosurit e aksidentit të rëndë të ndodhur paraditen e sotme në superstradën Lezhë-Shkodër, pranë kryqëzimit të Kakarriqit.

Bëhet fjalë për infermieren maternitetit të spitalit të Lezhës Marjeta Gjergji, e cila nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra. Në aksidentin e ndodhur paraditen e sotme mbetën të plagosur edhe bashkëshorti i saj, fëmija i mitur dhe vjehrra.

Në foto infermierja Marjeta Gjergji