Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Hapte profile në Facebook me foto të 17-vjeçares, bashkëmoshatari i qëllon me armë në banesë

Nga A2 CNN
7 Maj 2021, 10:33 | Kronikë

Policia në Shkodër ka vënë në pranga një 17-vjeçar, i cili ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një banese, por fatmirësisht pa persona të lënduar.

Bëhet e ditur se në pranga është vënë shtetasi me iniciale E. N., 17 vjeç banues në Bardhaj, Shkodër.

Sipas policisë, ky shtetas, pasi është konfliktuar me një 17-vjeçare, për shkak se në mënyrë të vazhdueshme ai hapte llogari false në rrjetet sociale, me të dhënat dhe fotot e saj, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës.  

Falë veprimeve të shpejta hetimore, shërbimet e Policisë kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë 17-vjeçarin dhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij dhe ambientet përreth saj kanë gjetur dhe sekuestruar edhe armën e zjarrit pushkë me të cilën dyshohet se ka qëlluar në drejtim të banesës.    

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani