Memushaj dhe Ajeti zbresin në Serinë C

memushaj ajeti 1100x620

Ledian Memushaj dhe Arlind Ajeti do të luajnë sezonin e ardhshëm në Serinë C, pasi ekipet e tyre, Pescara dhe Reggiana ranë matematikisht nga kategoria.

Pescara humbi 3-0 ndaj Cremonese në transfertë, ndërsa Reggiana u mposht nga SPAL 2-1.

Këto humbje bënë që ekipet e lojtarëve të kombëtares sonë mos të kenë më shpresa mbijetese.