Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

OBSH miraton vaksinën kineze të Sinopharm

Nga A2 CNN
7 Maj 2021, 18:00 | Bota
OBSH miraton vaksinën kineze të Sinopharm

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) miratoi ditën e sotme për përdorim urgjent vaksinën kineze të prodhuar nga Sinopharm.

Miratimi i lejon vaksinës Sinopharm të përfshihet në programin e Covax, iniciativa globale e OBSH-së, që është projektuar për të nxitur barazi në shpërndarjen e vaksinës në mbarë botën.

Deri më tani, OBSH kishte aprovuar vetëm vaksinat e bëra nga Pfizer, AstraZeneca, Johnson & Johnson dhe Moderna.

Ndërkohë, rregullatorët individualë të shëndetit në vende të ndryshme, veçanërisht në vendet më të varfra në Afrikë, Amerikë Latine dhe Azi, kanë miratuar tashmë vaksinën kineze për përdorim emergjent.

A2 CNN Livestream

Dita jonë