Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Po shkëlqen me Atalanta-n, Gjimshiti renditet i teti në Seria A për performancën më të mirë

Nga A2 CNN
7 Maj 2021, 08:41 | Futboll
Po shkëlqen me Atalanta-n, Gjimshiti renditet i teti në Seria A

Observatori i futbollit “CIES” ka publikuar së fundmi një raport me të dhëna të grumbulluara nga InStat mbi performancën e futbollistëve në Europë. Kjo listë është bazuar në veprimet teknike të lojtarëve, minutat e luajtura dhe nivelin e kampionateve ku futbollistët kanë zhvilluar ndeshjet e tyre.

Kështu, në Serinë A, mbrojtësi i talentuar i Kombëtares shqiptare, i cili po shkëlqen me skuadrën e Atalantës, Berat Gjimshiti, renditet ndër 10 futbollistët me më shumë performancë në kampionatin italian. Ai gjendet i teti në këtë listë, me dy pikë më pak se suedezi Ibrahimovic apo futbollisti i Romës, Mkhitaryan.

Gjithashtu, në ligën hungareze, sulmuesi shqiptar, Myrto Uzuni, që ka bërë mjaft mirë në këtë sezon me Ferencvaroshin në Hungari, radhitet i pesti në listën e futbollistëve me më shumë performancë këtë sezon.

Këto vlerësime për dy futbollistët shqiptarë janë një lajm mjaft i mirë, jo vetëm për ta dhe skuadrat ku ato militojnë, por edhe për Kombëtaren shqiptare.

Observatori i futbollit “CIES” është një grup kërkimor brenda Qendrës Ndërkombëtare për Studime Sportive, një qendër studimi e pavarur, me seli në Zvicër,  i specializuar në analizën statistikore të futbollit dhe është krijuar në 2005 nga Dr. Raffaele Poli dhe Dr. Loïc Ravenel.

A2 CNN Livestream

Dita jonë