Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Qeveria e Kosovës miraton programin qeverisës, ndër prioritetet edhe padia për gjenocid ndaj Serbisë

Nga A2 CNN
7 Maj 2021, 21:36 | Kosova
Qeveria e Kosovës miraton programin qeverisës, ndër prioritetet

Menaxhimi i pandemisë dhe lehtësimi i pasojave ekonomike të shkaktuara nga COVID-19, janë dy prioritetet e qeverisë Kurti, e cila ka miratuar sot programin qeverisës për vitet 2021-2025. Në fjalën e tij kryeministri i Kosovës premtoi se deri në fund të vitit do të imunizohet 60 për qind e popullsisë.

“Menaxhimi i pandemisë është duke u bërë në shumë fronte. Megjithatë, me prioritet për qeverinë tonë mbetet sigurimi sa më i shpejt i vaksinave. Jemi duke punuar dhe tashmë janë konfirmuar një numër solid i tyre. Shumë shpejt do të sigurojmë edhe dozat e tjera të vaksinave në mënyrë që deri në vitit të sigurojmë imunizimin e 60 për qind të popullsisë së vendit tonë”.

Një tjetër prioritet i qeverisë Kurti është përgatitja e padisë për gjenocid ndaj Serbisë në GjND, anëtarësimi në kartën e Adriatikut, si edhe bashkëpunimi me Shqipërinë.

“Do të aplikojmë dhe anëtarësohemi në kartën e Adriatikut. Do të bëjmë dialog parimor, të përgatitur e të barabartë me Serbinë me marrëveshje të njohjes reciproke. Do të afrohemi dhe punojmë ngushtë me Shqipërinë. Do ta përgatisim padinë për gjenocid ndaj Serbisë në GjND. Do të jemi të aftë për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial, si dhe do të bëjmë mbikëqyrje demokratike e civile të FSK-së. Do të punojmë me përgjegjësi institucionale, llogaridhënie të vazhdueshme, kompetencë profesionale, ndershmëri qytetarëve, transparencë radikale, integritet personal dhe disiplinë organizative si disa nga vlerat e qeverisë tonë”.

Ai është zotuar se do të përmbyllin sistemin informativ shëndetësor dhe reformën e administratës publike. Ndërsa, Trepçën në ndërmarrje fitimprurëse.

Kurti ka përmendur vettingun në drejtësi dhe ndërtimin e më shumë se 160 çerdheve në krejt Kosovën.

Ai tha se rikthimi i ekonomisë, është sfida tjetër me të cilën po përballet vendi. Kurti ka premtuar krijimin e Bankës Zhvillimore dhe Fondit Sovran gjatë mandatit, ndërsa vitin e ardhshëm shuarjen e Agjencisë së Privatizimit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani