Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Shkarkimi i presidentit, Gjoni: Nuk na takon ne vendimi. Murrizi: Është shashkë

Nga A2 CNN
7 Maj 2021, 13:15 | Politikë
Shkarkimi i presidentit, Gjoni: Nuk na takon ne vendimi. Murrizi:

Disa nga deputetët e opozitës parlamentare kanë kundërshtuar procesin e shkarkimit të presidentit. Sipas Ralf Gjonit, nuk i takon opozitës aktuale që të votojë mbi procedurën, por atij të zgjedhur më 25 prill.

“Nuk na takon ne detyra e shkarkimit të presidentit. Nuk kemi më ne si deputetë legjitimitet moral dhe për rrjedhojë dhe kushtetues për t’u marrë me shkarkimin e presidentit të Republikës. Kjo ndërmarrje kaq e madhe dhe e rëndësishme i takon parlamentit të ri”, tha Ralf Gjoni.

Ndërsa Myslim Murrizi tha se kjo nismë është shashka e radhës e mazhorancës që këtë herë ka gjetur bashkëpunimin e Partisë Demokratike. 

“Jam në atë komision pasi edhe unë desha të shihja çfarë mëkati, zullumi, tradhtie, shkelje të Kushtetutës, pickim, ka realizuar ky president”, u shpreh Murrizi.

A2 CNN Livestream

Dita jonë