Vaksina kineze, OBSH konfirmon efektshmërinë

Ashtu siç ishte lajmëruar edhe më herët gjatë kësaj jave, OBSH-ja ka dalë me një deklaratë në lidhje me vaksinën kineze të prodhuar nga kompania Sinovac.

Sipas ekspertëve të OBSH-së, vaksina anti-Covid e prodhuar nga Sinovac Biotech e Kinës është e sigurt dhe efektive në parandalimin e sëmundjes së koronavirusit tek të rriturit nën 60 vjeç.

Përfundimi është arritur nga Grupi Strategjik Këshillimor i Ekspertëve i OBSH-së mbi Imunizimin (SAGE), pasi vlerësoi vaksinën Sinovac që kaloi 3 fazat e provave klinike në Kinë, Brazil, Indonezi, Turqi dhe Kili.

“Ne jemi shumë të sigurt se dy doza të CoronaVac janë efikase në parandalimin e COVID-19 tek të rriturit”, tha SAGE në një raport vlerësimi të postuar në faqen e internetit të OBSH-së.