Aksident në Kukës, makina përmbyset pas përplasjes me mjete të tjera

Një aksident me 5 makina të përfshira ka ndodhur të shtunën në rrugën Kukës – Uzinë, që lidh segmentin Kukës-Morinë të Rrugës së Kombit.

Fatmirësisht nuk ka asnjë viktimë, por të pesta makinat kanë pësuar dëme materiale, ndërsa njëra është përmbysur në anë të rrugës.

Sipas dëshmitarëve aksidenti ka ndodhur si pasojë e lëvizjes me shpejtësi në këtë aks të një prej automjeteve, që është përplasur me një tjetër makinë në lëvizje dhe tre makina të tjera të parkuara para në lokali në anë të rrugës.

Makina që shkaktoi aksidentin është pikërisht ajo që është përmbysur si pasojë e përplasjes, ndërsa drejtuesi i mjetit, për fat të mirë, ka shpëtuar dhe është nxjerrë nga makina nga personat që ishin në lokal.

Vendi i ngjarjes është një prej akseve me ngarkesë qarkullimi të makinave, pasi ndodhet në hyrje të qytetit, por nuk ka sinjalistikën e duhur dhe rruga është e ngushtë. Kushtet e rrugës dhe ngjarja e gabuar e makinës shpesh janë bërë shkak për aksidente me pasoja të rënda, edhe humbje jete.