Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Bayern Munchen, kampion pa luajtur

Nga A2 CNN
8 Maj 2021, 17:28 | Futboll

Bayern Munchen është shpallur matematikisht kampion i Gjermanisë.

Edhe pse pa e luajtur ndeshjen e tij, ekipi bavarez u zyrtarizua kampion për herë të 31, pasi Leipzig i vendit të dytë u mposht 3-2 nga Borussia Dortmund. Në mungesë të Haaland, golat për verdhezinjtë u shënuan nga Reus dhe një dygolësh i Jadon Sancho.

Pasdite, Bayern e festoi titullin duke fituar me goleadë ndaj Borussia Monchengladbach. 6-0 rezultati i takimit, me Robert Lewandowski që shënoi 3.

Ky është titulli i 9 radhazi kampion për Bayern Munchen.

A2 CNN Livestream

Dita jonë