Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Gjermania vendos: Jo më kufizime për të vaksinuarit dhe të shëruarit nga Covid-19

Nga A2 CNN
8 Maj 2021, 16:16 | Bota
Gjermania vendos: Jo më kufizime për të vaksinuarit dhe të

Parlamenti gjerman votoi për lehtësimin e masave anti-Covid, për ata qytetarë që janë vaksinuar apo që e kanë kaluar koronavirusin. Lehtësimi parashikon grumbullimin e këtyre grupeve apo lirinë e lëvizjes, edhe në udhëtime ndërkombëtare.

AFD, Partia e Ekstremit të Djathtë votoi kundër lehtësimit të masave ndërsa liberalët e FDP-së kërkuan që në këtë kategori të përfshihen edhe personat që rezultojnë negativë në testet e Covid-19.

“Shumë shpesh dëgjoj se ata nuk janë të lirë të bëjnë çfarë të duan. Por zonja dhe zotërinj, për çfarë po flasim? Po flasim për të moshuarit që tashmë mund të ulen bashkë. Po flasim për faktin se tashmë të vaksinuarit mund të vizitojnë prindërit. Po flasim për të vaksinuarit dhe të shëruarit që tashmë nuk do të kenë kufizime. Ky është një hap i rëndësishëm dhe një e drejtë kushtetuese. Ndaj është një nevojë e domosdoshme”, tha Christine Lamprecht, ministre e Drejtësisë.

Sipas Institutit të Sëmundjeve Infektive, “Robert Koch”, 8,6% e gjermanëve janë të vaksinuar totalisht ndërsa 30,6% e popullsisë po presin për dozën e dytë të vaksinës. Të vaksinuarit dhe të shëruarit nga Covid-19 gjithsesi do të duhet të mbajnë në publik maskën mbrojtëse dhe të ruajnë distancimin social. Edhe pse me masa të lehtësuara, as kjo kategori nuk do të lejohet të shkojë në bare e restorante pasi qeveria ende nuk e ka dhënë dritën jeshile për këtë industri.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli