Mbetjet pritet të bien në Tokë në orët e para të së dielës, trajektorja “live” e raketës kineze

raketa kineze 1100x620

Mbetjet e raketës kineze Long March-5B po enden në orbitë dhe pritet që të futen në atmosferën e Tokës në orët e para të së dielës.

Agjencia Evropiane e Hapësirës ka parashikuar se “zona e rrezikut” përfshin Nju Jorkun, Afrikën, Australinë, Japoninë, Spanjën, Portugalinë, Italinë dhe Greqinë.

Por, sipas CNN, lajmi mirë është se mbetjet e raketës prej 22 tonësh dhe rreth 100 metra të gjatë paraqesin shumë pak kërcënim për sigurinë personale të qytetarëve.

Jonathan McDowell, një astrofizikan në Qendrën e Astrofizikës në Universitetin e Harvardit, u shpreh: “Rreziku që do të ketë ndonjë dëm ose që mund të godasë dikë është shumë i vogël, por jo i pamundur. Ekziston mundësia, por duhet theksuar se rreziku është shumë i vogël. Kështu që, unë do ta bëja gjumin rehat dhe nuk do të shqetësohesha”.