Parashikimi i motit: 8 maj 2021

Parashikimi i motit foto cover 1100x620

Orët e para të ditës sjellin kthjellime dhe vranësira të dukshme në veri dhe më pak në zonat qendrore, ndërsa jugu i Shqipërisë paraqitet i kthjellët. Paraditja largon gradualisht vranësirat nga gjysma veriore e territorit duke sjellë mbizotërim të kthjellimeve deri vonë në mbrëmje, në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit do të shënojnë një rënie me rreth 3 gradë në zonat veriore dhe verilindore, ndërsa mbeten të larta temperaturat në pjesën më të madhe të vendit,  aty ku dy vlerat ditore do të luhaten nga 8 në 29 gradë Celsius.

Era do të fryjë e lehtë gjatë paradites, por forcohet pas mesditës ku shkon deri në mesatare në territor dhe deri e fortë në brigjet detare, aty ku dallgëzimi do të ngjitet në 3-4 ballë; drejtimi i erës gjatë gjithë ditës do të jetë verior dhe verilindor.