Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Presidenca: Procesi zgjedhor nuk ka përfunduar, të zbardhen krimet zgjedhore

Nga A2 CNN
8 Maj 2021, 13:58 | Politikë
Presidenca: Procesi zgjedhor nuk ka përfunduar, të zbardhen krimet

“Procesi zgjedhor i 25 prillit akoma nuk ka përfunduar”. Kjo është deklarata e sotme e presidencës, e cila përmes zëdhënësit Tedi Blushi ka vijuar të theksojë se “të gjitha krimet zgjedhore duhet të zbardhen dhe që çdo votë të numërohet dhe rinumërohet me transparencë deri në fund, sipas Kodit Zgjedhor”.

Sipas presidencës “organizatat prestigjioze ndërkombëtare, që merren me standardet e zgjedhjeve, përditë po reagojnë qartë për të vërtetën reale të këtyre zgjedhjeve. Të gjithë jemi dëshmitarë se blerja e votës ka qenë një fenomen masiv, Qeveria përdori asetet dhe fondet publike në interes të saj politik në fushatë, procesi i vaksinimit të popullatës u shfrytëzua në funksion të fushatës së partisë në pushtet, dhe të dhënat personale të qytetarëve u keqpërdorën”, shkruhet ndër të tjerat në postim.

https://www.facebook.com/blushited/posts/10159226635772760

Sipas deklaratës, “Të gjitha krimet zgjedhore duhet të zbardhen, pa vonesë dhe të gjithë ata zyrtarë, të çdo niveli, të cilët kanë konsumuar vepra penale për cenimin e standardeve të procesit të 25 prillit duhet të përgjigjen përpara ligjit. Çdo kandidat, që ka përfituar mandat me krime zgjedhore nuk ka të drejtë të ulet në Kuvend dhe të përfaqësojë popullin shqiptar. Kjo është e rëndësishme për të ardhmen europiane të vendit dhe asnjë "shashkë", që synon të shpërqendrojë fokusin nuk meriton asnjë sekondë vëmendje”.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli