Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Formula 1 në Spanjë, triumfon Hamilton, Verstappen e Bottas në podium

Nga A2 CNN
9 Maj 2021, 17:25 | Sporte të tjera

Çmimi i Madh i Spanjës u vendos nga parakalimi i Lewis Hamilton ndaj Max Verstappen, kur kishin mbetur gjashtë xhiro nga fundi i garës. Piloti i Red Bull e kishte të pamundur të reagonte, duke u klasifikuar vetëm në vendin e dytë. Thuajse perfekte strategjia e Mercedes, me dy ndalesa gjatë garës, me rivalët e Red Bull që nuk arritën të merrnin masat e nevojshme.

Në cirkuitin e Katalunjës, ylli britanik regjistroi suksesin e tretë në katër gara të zhvilluara. Fitore që erdhi prej strategjisë, eksperiencës dhe teknikës së shkëlqyer.

Podiumi u kompletua nga piloti tjetër i skuadrës kampione, Valteri Bottas, ndërsa Charles Leclerc me Ferrari e mbylli i katërti. Vetëm vend i shtatë për pilotin tjetër të kokëkuqjes, Carlis Sainz.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani