Përfshihet nga flakët një autobus në rrugën Kavajë-Lushnje

Një autobus është përfshirë nga flakët në autostradën Kavajë-Lushnje këtë të diel.

Fatmirësisht nga ngjarja e rëndë nuk ka lëndime në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Dyshohet se shkak është bërë një defekt teknik, i cili ka shkaktuar flakët në automjetin që ishte në lëvizje.