Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Përfundon emergjenca Covid në Spanjë? Hiqet ora policore

Nga A2 CNN
9 Maj 2021, 11:23 | Bota
Përfundon emergjenca Covid në Spanjë? Hiqet ora policore

Përmirësimi i situatës pandemike dhe përgatitjet për sezonin e ri turistik kanë bërë që autoritetet në Spanjë të rishikojnë masat e vendosura për parandalimin e përhapjes së koronavirusit që ka shkaktuar miliona viktima në mbarë botën.

Kështu nga mesnata e së shtunës, në vendin iberik është hequr masa e ndalimit të udhëtimit mes rajoneve, e cila kishte hyrë në fuqi që në muajin tetor.

Po ashtu, në pjesën më të madhe të rajoneve është hequr dhe ora policore, duke rikthyer në këtë mënyrë një lloj normaliteti tek banorët e Spanjës.

Që nga nisja e pandemisë në Spanjë regjistrohen më shumë se 3.5 milionë të infektuar dhe 78 mijë viktima.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani