Përleshje mes policisë dhe palestinezëve në Jeruzalem, të paktën 100 të lënduar

Kanë vijuar për të dytën ditë radhazi përleshjet e dhunshme me policisë dhe protestuesve palestinezë në qytetin e shenjtë të Jeruzalemit.

Të paktën 100 palestinezë dhe 1 polic izraelit mbetën të lënduar nga përplasjet e dhunshme në Qytetin e Vjetër. Protestuesit hodhën gurë e sende të forta ndaj policisë, e cila u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës e ujë me presion.

E gjithë dhuna e ditëve të fundit ka shpërthyer pas lajmeve për një zhvendosje tjetër të një numri të madh palestinezësh nga kolonët izraelitë.

Të premten, më shumë se 200 palestinezë dhe të paktën 17 policë izraelitë u plagosën pranë përleshjeve pranë xhamisë Al-Aqsa.

Kompleksi i xhamisë Al-Aksa të Jeruzalemit është një nga vendet më të respektuara të Islamit, por vendndodhja e tij është gjithashtu vendi më i shenjtë në Judaizëm, i njohur si Mali i Tempullit.