Shqipëria arrin 600 mijë vaksinime

vaksinimi i policeve air albania stadium astrazeneca 3 prill 7 1100x620

Kryeministri Rama, me anë të një statusi në Facebook, ka bërë të ditur se deri tani 600 mijë qytetarë kanë marrë të paktën një dozë të koronavirusit.

Procesi i vaksinimit, të paktën sipas ekspertëve, mendohet të jetë edhe një nga faktorët që kanë sjellë një ulje të ndjeshme të rasteve në vende.

Gjatë 24 orëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se vetëm 57 persona kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, ndërsa një pacient i prekur ndërroi jetë.

Aktualisht, në spital janë duke u kuruar 107 persona.