Angli, “duel” me hanxhar në mes të rrugës

Pamje dramatike janë publikuar në mediat britanike, ku duken dy burra duke u përleshur me njëri-tjetrin teksa mbajnë nga një hanxhar në dorë. Ngjarja ka ndodhur të dielën në Morecambe, raportoi policia vendase. Të dy burrat, 31 dhe 26 vjeç, janë arrestuar, por nuk ka raportime për arsyet e “duelit”.