Belind Këlliçi: Kemi bërë 40 denoncime në SPAK dhe askush nuk ka lëvizur gishtin

Përditësuar më: 10/5/2021, ora 21:04

Belind Këlliçi: Kemi bërë 40 denoncime në SPAK dhe askush nuk ka lëvizur gishtin

Përditësuar më: 10/5/2021, ora 21:04

Belind Këlliçi, një nga kandidatët më të votuar të PD në Tiranë në zgjedhjet e 25 prillit, ishte i ftuar në A2 nga ku komentoi pikëpyetjet e ngritura nga PD për këtë proces.

Këlliçi u shpreh se drejtësia duhet të bëjë detyrën, pasi deri tani, sipas tij, nuk ka bërë asgjë për 40 denoncime të PD.

“Të paktën t’i bëjmë të ditur opinionit publik të gjithë betejën ligjore dhe me drejtësinë që ne po bëjmë për të faktuar të gjitha akuzat dhe dëshmitë që kanë ardhur nga vetë qytetarët. Në territorin që unë kam mbuluar kam pasur me dhjetëra raste denoncimesh, në Kombinat e Vaqarr. Ne kemi bërë 40 denoncime në SPAK dhe askush nuk ka lëvizur gishtin. Meqë jemi në ditën e drejtësisë u bëj thirrje autoriteteve të drejtësisë të bëjnë detyrën. Fenomeni i pandëshkueshmërisë vijon të jetë masiv në shqipëri”, u shpreh Këlliçi.