Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Benzi përplaset me traktorin, një i plagosur

Nga A2 CNN
10 Maj 2021, 12:56 | Kronikë
Benzi përplaset me traktorin, një i plagosur

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Vashtemi.

Një mjet tip Benz është përplasur me një traktor dhe si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit bujqësor, i cili është transportuar drejt spitalit të Korçës.

Aktualisht, gjendja e tij shëndetësore ende nuk bëhet e ditur, ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.

Aksidenti i regjistruar në këtë aks ka rënduar edhe trafikun.

A2 CNN Livestream

Dita jonë