Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Dorëheqja e Bashës? Ivi Kaso: Reflektimi, i domosdoshëm për PD, pas zbardhjes së zgjedhjeve

Nga A2 CNN
10 Maj 2021, 10:01 | Politikë
Dorëheqja e Bashës? Ivi Kaso: Reflektimi, i domosdoshëm për

Reflektimi në PD është i domosdoshëm, por kjo duhet të vijë pas zbardhjes së procesit zgjedhor. Kështu u shpreh sekretari për çështjet zgjedhore në PD Ivi Kaso, kur u pyet për zërat që kërkojnë dorëheqjen e kryetarit demokrat Lulzim Basha.

“Ka zëra që kërkojnë marrjen e përgjegjësive dhe dorëheqjen e kryetarit, jo një grup, por figura që janë të spikatura me histori brenda PD-së me arsyet e veta. Është gjë e mirë reflektimi dhe kthimi i syve te vetja në atë që ku kemi gabuar. Është e dobishme dhe e domosdoshme, por kjo duhet të vijë me përfundimin e fazës ku jemi përqendruar, te zbardhja e errët e këtij momenti zgjedhor”.

Sipas tij, analiza e reflektimit në PD duhet të nisë nga kryetari dhe deri tek anëtari i thjeshtë i partisë, pasi është domosdoshmëri për t’u përgatitur për garën e ardhshme zgjedhore.

“Unë besoj se edhe më përpara do të hapet faza e reflektimit në PD duke filluar nga unë i pari. PD-së i duhet një reflektim dhe analizë e thellë dhe të gjithë përgjegjësitë që demokratët duhet të ndajnë. Gara për kryetar është e natyrshme, mandatit të kryetarit po i vjen fundi. Besoj që nuk duhet të jetë më qëllim në vetvete, por pasojë e një reflektimi të brendshëm duke filluar nga kryetari deri tek anëtari më i thjeshtë. Procesi i reflektimit brenda partisë dhe nxjerrjes së përgjegjësive konkrete është po aq i rëndësishëm sa ekspozimi i shkeljeve të rënda të procesit zgjedhor për PD-në, e cila duhet të përgatitet për një garë të ardhshme zgjedhore”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë