Drejt Europës, shqiptarët 30 vite që presin, mosha e punës më e interesuar për të ikur

“E duam Shqipërinë si gjithë Europa”! E njëjta thirrje, nga të rinj e të rritur, vijon edhe pas 30 viteve. Ajo që ëndeërruan e për të cilën kontribuan dhjetra e qindra atdhetarë mund të ishte e shkuara jonë dhe shqiptarët do ndiqnin ëndrra të reja. Por pas komunizmit dhe tranzicioni i vështirë në demokraci na mban ne të njejtën aspiratë kryesore, në kërkim të yllit tonë në Bashkimin Europian.

Në javët e dedikuara të Europës dhe krijimit të Aleancës Europiane mes shteteve të kontinentit, qytetarët vazhdojne ta duan BE-në, por nuk besojnë tek afrimi i shpejtë me të. Nuk shohin ndryshim të madh që të garantojë standardet e një anëtari të familjes europiane dhe theksojnë lidhjen mes politik-bërjes dhe përmirësimit të kushteve te jeteses.

Që nga viti 2005, sipas të dhënave të OKB-së, nga Shqipëria janë larguar afro gjysmë milioni njerëz. Pandemia bllokoi kufijt, por sërish dëshira për t’u larguar mbetet e madhe. Kryesisht janë grupmoshat studentore dhe post studentore që kërkojnë të arsimohen e punësohen në një vend të Bashkimit Europian. Kjo kategori zë dhe përqindjen më të lartë.

Mosha aktive e punës, 29-45 vjeç, po ashtu zë një përqindje të konsiderueshme të largimeve. Referuar kjo shifër edhe si pjesë e kërkesave të vendeve të BE për forcë punëtore. Më pak të interesuar duke nmoshat e treta, të cilat ndikohen nga pozicionimi i fëmijëve jashtë vendit për të jetuar.