Dy viktima dhe 47 raste të reja me koronavirus në Kosovë

KR VAKSINIMI KOSOVE.duplicate frame 315 1100x620

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës tha se në 24 orët e fundit ka regjistruar dy viktima dhe 47 raste të reja me koronavirus.

Në raportin e IKSHPK-së po ashtu bëhet e ditur se në 24 orët e kaluara, 202 pacientë janë shëruar nga koronavirusi.

Me këto shifra, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë arrin në 106,489 ndërsa i viktimave në 2,210.

Aktualisht në Kosovë janë 6,402 raste aktive me koronavirus.