Fluks i ri emigrantësh, mbi 1400 persona zbarkojnë në Lampeduza

ITALIA EMIGRANTET.duplicate frame 0 1100x620

15 varka të mbushura me qindra emigrantë zbarkuan në ishullin Italian të Lampeduzës të dielën, ndërsa autoritetet parashikojnë rritjen e shifrave me përmirësimin e motit.

Më shumë se 1400 persona mbërritën në ishullin në Mesdhe, një prej pikave kryesore të hyrjes në Europë për shumë emigrantë.

Kryebashkiaku i Lampeduzës tha për televizionin shtetëror RAI, se fluksi do të shtohej gjatë verës dhe kërkoi rifillim të diskutimeve lidhur me çështjen.

Rreth 11 mijë emigrant kanë mbërritur në ishull që prej fillimit të vitit, ndërsa në të njëjtën periudhë të 2020-tes, shifra ishte 4105.