Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Lajmi i mirë në pandemi, shefja e Agjencisë së Barnave: Të gjitha vaksinat funksionojnë

Nga A2 CNN
10 Maj 2021, 20:41 | Bota
Lajmi i mirë në pandemi, shefja e Agjencisë së Barnave:

Ndërkohë që mëdyshjet mes njerëzve për t’u vaksinuar apo jo kundër koronavirusit janë ende në nivele të larta, Shefja e Agjencisë Europiane të Barnave, Emer Cooke jep lajmin e mirë që mund të ndryshojë sjelljen ndaj vaksinave.

Në një intervistë të gjatë për mediat italiane, Emer Cook rendit disa nga arritjet e EMA dhe bën thirrje që edhe përse vaksinat kanë dalë, njerëzit duhet të kenë ende kujdes dhe të mos humbin vigjilencën.

“Në më pak se 15 muaj kemi arritur të autorizojmë katër vaksina dhe pas një viti e gjysmë kemi 196 milionë doza të shpërndara në të gjithë Evropën, nga të cilat 34 milionë vetëm javën e kaluar. Të paktën 80% e njerëzve mbi 80 vjeç dhe 80% e punonjësve të kujdesit shëndetësor kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës. E gjithë kjo është pozitive, shumë positive”, tha Cook.

Më tej, shefja e EMA konfirmon se 4 vaksinat e miratuara nga agjencia europiane funksionojnë, ndonëse nuk mohoi rastet kur janë regjistruar dhe efekte anësore.

“Mesazhi im ka të bëjë me të katër vaksinat që kemi autorizuar (BioNTech / Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson): ato janë të sigurta, cilësore dhe efektive. Ne kemi një sistem shumë të rafinuar që na lejon të monitorojmë të gjitha efektet anësore të barnave dhe vaksinave që sjellim në tregun Evropian. Për të qenë i sinqertë ka efekte të tjera anësore të mundshme që ne jemi duke monitoruar vazhdimisht dhe që ekspertët tanë po shqyrtojnë”, tha mes të tjerash Cook.

A2 CNN Livestream

Dita jonë