OBSH: Varianti indian i koronavirusit, shqetësim global

Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi se varianti i koronavirusit që qarkullon në Indi përbën shqetësim global.

“Ne e klasifikojmë atë si një variant që përbën shqetësim të një niveli global. Kemi në dispozicion të dhëna që sugjerojnë përhapjen e infektimeve”, tha Maria Van Kerkhove.

India po thyen çdo ditë rekorde tragjike me koronavirusin. Vendi radhitet tashmë në vend të dytë në botë për infeksione pas Shteteve të Bashkuara, ndërkohë që sipas autoriteteve piku i infeksionit në vend ende nuk është arritur, i shtyrë nga përhapja e vrullshme e ndodhur gjatë disa festave religjioze me pjesëmarrje masive të popullsisë.

I ashtuquajturi variant indian i virusit Covid-19 është zbuluar në shumë vende në botë.