Palestinezët i gjuajnë me gurë, shoferi hebre i përplas me makinë

Një video e publikuar nga Policia e Jerusalemit tregon momentin kur një hebre përplas me makinë një protestues palestinez, pasi ai, dhe të tjerë, e godasin me gurë.

Ngjarja ndodhi të hënën, një prej incidenteve të shumta pas disa ditësh ku palët janë përleshur në pjesën lindore të qytetit, ku ndodhen edhe objektet e kultit të myslimanëve, hebrenjve dhe të krishterëve.

Një grup të rinjsh palestinezë që po protestonin bllokuan një makinë në rrugë dhe nisën të godisnin me gurë në drejtim të saj. Shoferi fillimisht arrin të largohet, por më pas kthehet dhe përplas njërin prej djemve, duke u përplasur edhe vetë me një bllok betoni.

Ndërsa palestinezët rifillojnë ta godasin me gurë, një polic afrohet dhe qëllon në ajër për të larguar protestuesit, ndërsa shoferi, gjithashtu i lënduar, merr kujdesin e parë mjekësor.