Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Reforma në drejtësi, Xhafaj: Duhen rezultate, gjyqtarët e prokurorët të mos ndikohen

Nga A2 CNN
10 Maj 2021, 12:06 | Politikë
Reforma në drejtësi, Xhafaj: Duhen rezultate, gjyqtarët e

Reforma në drejtësi është një realitet konkret, tani duhen frytet e saj. Këto janë fjalët e ish-kreut të komisionit për reformën në drejtësi, Fatmir Xhafaj, i cili bën thirrje për rezultate të qarta, si kusht për të rikthyer besimin e qytetarëve te drejtësia. Xhafaj nuk lë jashtë vëmendjes as ata që duan të pengojnë drejtësinë të bëjë punën e saj.

“Drejtësia e re ka kusht bazë pavarësinë e plotë të institucioneve të saj, të magjistratëve në zbatimin e kushtetutës dhe ligjit, në dhënien e drejtësisë. I papajtueshëm dhe i dënueshëm çdo lloj ndikim i brendshëm e i jashtëm në vendimmarrjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve në dhënien e drejtësisë. Duke i mëshuar mesazhit të ndëshkimit, Xhafaj thotë se me mbështetjen që kanë sot gjyqtarët dhe prokurorët nuk ka asnjë justifikim që ata të mos tregojnë përgjegjshmëri maksimale në punën e tyre.

“Beteja për ta çuar deri fund reformën e madhe vijon. Ta mbrojmë nga çdo ndikim i paligjshëm, nga përpjekjet për deformim e ndikim, apo edhe nga mentaliteti e praktikat e vjetra në institucionet e saj drejtuese dhe kryesorja në dhënien e drejtësisë, në reagimin dhe sjelljen e politikës apo qasjen e institucioneve të tjera ndaj saj. Koha për drejtësi, barazi para ligjit, ndëshkim të fortë ndaj krimit të organizuar dhe veçanërisht luftë frontale ndaj korrupsionit. Pandëshkueshmëria duhet të marrë përgjigjen e merituar”.

Një mesazh që Xhafaj e jep pikërisht në ditën e drejtësisë që e cilësoi një moment reflektimi çfarë kemi bërë dhe çfarë duhet të bëhet më mirë e më shpejt.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani